Politikë

Dokumenti/ Zbardhet vendimi i Apelit, Salianji mund të ankimojë dënimin në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve

Shkruar nga Liberale

Dokumenti/  Zbardhet vendimi i Apelit, Salianji mund të ankimojë

Është zbardhur i plotë vendimi i Gjyaktës së Apelit, e cila ditën la në fuqi dënimin e Shkallës së Parë me një vit burgim për deputetin demokrat, Ervin Salianji. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Dokumenti/  Zbardhet vendimi i Apelit, Salianji mund të ankimojë

Salianji akuzohet për “kallëzim të rremë” lidhur me dosjen “Babale”. Në vitin 2018 PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.

Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio s’është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

Albert Veliu akuzohet për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kallëzim i rremë”.

Fredi Alizoti akuzohet për veprën penale “Kallëzim i rremë”. Edhe Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji akuzohen për të njëjtën vepër” Kallëzim i rremë”.

“Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me vendimin penal Nr. 2059 (30-2024-6822), datë 26.09.2024

VENDOSI:

-Mospranimin e ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.09.2024”, thuhet në vendimin e plotë të Gjykatës së Apelit.

Trupa gjykuese përbëhej nga Iliba Bezati, Genti Shala dhe Elona toro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH