Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në qytetin e Korçës, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili leu me benzinë bashkëshorten e tij 31-vjeçare, Melisa Trëndafilin dhe më pas i vendosi flakën.
Braçe u bën thirrje autoriteteve të lokalizojnë menjëherë dhe të arrestojnë 45-vjeçarin.
“KY BARBAR NUK MUND TE JETE KORCAR, NUK MUND!! NJE LUTJE KAM PER MJEKET:
SHPETOJENI KETE GRUA, BIJE, NENE!
NJE LUTJE KAM PER POLICINE: KAPENI KETE BARBAR, MOS E LINI TE IKE E TE JETOJE KUND QOFTE EDHE SI QENIE FRYMORE!
BEJENI QE BARBARE SI KY TE KUPTOJNE QE EDHE BENZINA MBI GRATE NUK FUNKSIONON, NUK MUND TE PERMBUSHE AS HAKMARRJEN, E AS BARBARINE E KETYRE BURAVE QE DHUNOJNE GRATE!
SHPETOJENI JETEN E SAJ! NDESHKONI KRIMIN E KETIJ BARBARI! VO: ndjese per asociimin me kafshet!”, shkruan deputeti në reagimin e tij.
Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, jashtë banesës ku 45-vjeçari jetonte më herët me bashkëshorten.