Politikë

"Do votojmë pro dërgimit në Kushtetuese të raportit për mandatin e Xhaçkës", qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste

Shkruar nga Liberale

"Do votojmë pro dërgimit në Kushtetuese të raportit

Partia Socialiste ka përgatitur një raport për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe do të votojë pro dhe dërgimit në Gjykatën Kushtetuese siç urdhëron gjykata.

Partia Socialiste tha se 'Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani.'

Kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

‘Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJKL. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK.’- tha Bledi Çuçi.

Nga ana tjetër, deri më tani në Kuvend është depozituar vetëm raporti i opozitës, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim. 

Kryeministri Edi Rama do të mungojë në seancën e sotme për shkak të axhendës, pasi ndodhet në Francë me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron. 

Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

Ditën e sotme do të kalojë për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Po ashtu në rend dite janë futur edhe kërkesat e institucioneve të vettingut për rritje page.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH