Politikë

"Do të njiheni me të vërtetat", Kryemadhi del nga SPAK, zbulon se me ILIR Metën nuk....

Shkruar nga Liberale

"Do të njiheni me të vërtetat", Kryemadhi del nga SPAK,

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediet. 

Ajo u shpreh se ka shkelje të mëdha nga organi i akuzës. Kryemadhi gjithashtu theksoi se nuk ka folur me Ilir Metën, i cili aktualisht ndodhet në burg.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem madhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha Kryemadhi. 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH