Politikë

"Do të kandidoj për president", Meta sulmon Dumanin: Më ke çuar njerëz të iki nga Shqipëria, por ....

Shkruar nga Liberale

"Do të kandidoj për president", Meta sulmon Dumanin: Më

Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 Prillit.

Ish-presidenti tha se nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë ai vetë.

"Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.

Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit.

PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike.
Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj.

Do të ketë vetëm një zv president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho”, tha  Meta.

Më tej kryetari i PL vijoi me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani: 

"Mbështes deklaratën e ambasadës së SHBA, mbështes akoma më fuqishëm, KLP quhet ajo? KLP është krijuar mbi bazë të emërimeve të bëra nga Arta Marku që u bë prokurore e përgjithshmë në dhunim të Kushtetutës. Vijmë tek Dumdumani. Kërkoj ndjeësë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai, sepse unë e kam thënë dhe më parë, e kam thënë dhe për Berishën që te SPAK ka Dumduman, ka dhe prokurorë që luftojnë krimin, korrupsionin.

Po i them tani Dumdumanit, tre herë me një gazetare të të del te Metamorfza ke përmendur emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ik nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë? Çfarë prokurori je ti? Gjemon vjehrrën time ti, të marrësh peng familjen tijme, partinë time që t’ia çosh atij tarrallakut? Pse nuk xnorëm mësime me Lulushët ne, që të lëmë Lulushët këtu? Ilir Meta nga burgu do të ta shpërbëjë atë celulë krimale.".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH