Politikë

"Çdo përjashtim është mbyllje e partisë", mesazhi i Kryemadhit për Metën pak orë para mbledhjes

Shkruar nga Liberale

"Çdo përjashtim është mbyllje e partisë",

Partia e Lirisë do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar. Në këtë mbledhje që do të zhvillohet në orën 18:00 do të ketë fjalën e tij dhe Kryetari i Partisë së Lirisë zoti Ilir Meta. 

E pranishme si duket do të jetë edhe Monika Kryemadhi e cila e ka paraprirë këtë mbledhje me një mesazh një rrjete sociale në lidhje me përplasjet brenda partisë.

Ajo shkruan se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Sipas Kryemadhit “çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes”.

“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmisuar ështe për këdo”, shkruan ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH