Politikë

"Çdo marrëveshje me Ramën e papranueshme"/ Salianji godet marrëveshjen PS-Rithemelimi: Kundër interesave të demokratëve

Shkruar nga Liberale
"Çdo marrëveshje me Ramën e papranueshme"/ Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi këtë të mërkurë qëndrimin kundër marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare.

Nga selia blu, Salianji tha se një marrëveshje e tillë nuk I shërben interesave të votuesve demokratë.

Ai theksoi se pas një beteje 5 mujore sot të drejtat e opozitës janë më të kufizuara, ndaj beteja nuk duhet të ndalet me një marrëveshje me kryeministrin Rama, i cili ka treguar se nuk i qëndron marrëveshjeve.

“Qëndrimi është që kjo marrëveshjes mes PS dhe PD nuk është një marrëveshje që i shërben intersave të demokratëve. Çdo marrëveshje me Edi Ramën është e papranueshme, pasi ka treguar në vazhdimësi se nuk i qëndron asnjë marrëveshjeje. Nëse ne kthemi në normalitet ne rikthehemi për shkak të vendimarrjes tonë si grup parlamentar, nëse i shërben më shumë intersit qytetar apo jo.

Sot jemi në kushtet kur të drejtat e opozitës janë më të kufizuara në parlament, jo më të avantazhuara. Pas një aksion 5 mujor, jemi në kushtet ku ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit në mënyrë të njëanshme.

Sot jemi në kushtet kur jemi përpara një ligji të komisioneve hetimore që kufizon transparencën dhe në fund të ditës, a ka nja dy tre muaj Rama që me ligjin e ri thotë merrni 8 komisione hetimore?

Rama nuk mban marrëveshje, përderisa themi që rruga radikale është e vetmja rruge, nuk mund të bëhemi si lavjerrës”, tha Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH