Politikë

Dje Monika, sot Meta në dyert e SPAK/ Kreu i PL thirret në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e hetimit pasuror

Shkruar nga Liberale

Dje Monika, sot Meta në dyert e SPAK/ Kreu i PL thirret në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 

Bëhet me dije se ish-presidenti është thirrur në SPAK për dosjen e hetimit pasuror. 

Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila pas daljes nga SPAK, tha se u pyet për verifikimet që po kryhen për disa vepra penale, siç është mosdeklarimi i pasurisë, fshehja ose pastrim parash.

“A njihni “Dum Dumanin” kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal, sepse është kokë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Dum Dumani është ai që s’guxon të përmend emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Unë po shkoj te Dum Dumani”, u shpreh Meta para gazetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH