Politikë

“Djalli qëndron në detaje”/ Enkelejd Alibeaj: Ratë dakord si pazari iu ka diktuar

Shkruar nga Liberale

“Djalli qëndron në detaje”/ Enkelejd Alibeaj: Ratë

Projektligji për Amnistinë Penale është votuar me 116 pro në Kuvend, ndërsa menjëherë pas kësaj, fjalën e ka marrë nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj: Qëndrimet e palave janë të qarta. Keni rënë dakord të votoni amnistinë, si pazari iu ka diktuar. Dua të përdor një batutë: Djalli qëndron në detaje. Dy cështje dua të sqaroj. Këtu u tha se asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton?

Po ua lexoj: Neni 5 thotë, përfitojnë 1.5 vite burra dhe 2 vite gra, të dënuar nga GJKKO.

Shkronja “a”, në nenin “75” përfshin veprat penale që fillojnë me “k”. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Po është e vërtetë që nuk ka ministra, por nga niveli i sekreteve, drejtorëve dhe e gjithë hierarkia vertikale poshtë përfitojnë.

E dyta, për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Keni ranë dakord që të thoni vetëm, “paragrafi i parë” ne nenet përkatëse.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH