Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, pas shumë debateve dhe lajmeve të zhurmshme të njëpasnjëshme të këtyre kohëve, lidhur me pikëpyetjet për ndarjen apo jo të tyre, duket se kanë mbërritur në hapa më konkretë sepse kanë nisur procedurat gjyqësore për divorcin.
Çifti është parë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku kanë marrë pjesë në një seancë gjyqësore.
Në foto Xhensila duket e shoqëruar nga familjarë e saj, në pritje të seancës.
Çështja, siç thuhet nga burime të treta, lidhet me përpjesëtimin e pasurisë, megjithëse detaje të mëtejshme ende nuk janë bërë publike.