Politikë

DIVORCET E BUJSHME/ Tre kryeministrat socialistë që ndajnë GRATË e para! Meta nuk del nga "tradita" e ish-partisë

Shkruar nga Liberale

DIVORCET E BUJSHME/ Tre kryeministrat socialistë që ndajnë

Ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi kanë vëmendjen e publikut pas deklaratës së bujshme të Metës, i cili njoftoi mbrëmë në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, ku tha se është në proces divorci me bashkëshorten.

Çifti i njohur dhe më karrierë të gjatë në politikë janë të martuar prej 25 vitesh (Nëntor 1998) dhe kane 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë. 

Pra Meta bëhet kryeministri i tretë që divorcohet me bujë dhe që i përket qeverisë post-komuniste.

DIVORCET E BUJSHME/ Tre kryeministrat socialistë që ndajnë

Një tjetër diviorc i bujshmëm ishte ai i ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili gjithashtu si Meta, deklaroi në një intervistë televizive në vitin 2001 se po divorcohej nga bashkëshortja dhe nëna e dy fëmijëve të tij, Rexhina Nano.

Asokohe ai tha në emisionin “Opinion” se martesa e tij prej 27 vitesh i kishte ardhur fundi.

DIVORCET E BUJSHME/ Tre kryeministrat socialistë që ndajnë

“Unë kam iniciuar procedurat e divorcit. Kam formalizuar qëndrimin tim për fat të keq të pakthyeshëm me gjykatën. Janë arsye të gërshetimit të jetës sime familjare me vuajtjen, gëzimin, konsumimin dhe efektin e politikës dhe karrierës së politikës të kryetarit të opozitës dje dhe mazhorancës sot.

Janë mjaft arsye njerëzore që ndodhën, më vjen keq që më ndodhën mua dhe që më çojnë mua tek shfaqja në publik i këtij morali. Unë një raporti të konsumuar i them legalisht dhe publikisht, ndal”, – shprehej në atë kohë Nano.

Kryeministri aktual Edi Rama gjithashtu u divorcua nga aktorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar,  Matilda Makoçi në vitin 1991, me të cilën ka edhe një djalë, Gregun.

DIVORCET E BUJSHME/ Tre kryeministrat socialistë që ndajnë

Pas ndarjes Rama pati një sërë martesash dhe lidhjesh, por asnjëra nuk rezultoi të ishte jetëgjatë.

Kujtojmë se në Tetor të vitit 2010, kryeministri Rama u martua me Linda Bashën me të cilën ka edhe një djalë, Zahon. 

Por ndarja e Metës me Kryemadhin erdhi në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta dhe pas problemeve me drejtësinë.

Kujtojmë se presidenti i Partisë së Lirisë, Meta dhe deputetja e PL, Kryemadhi janë thirrur disa herë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, ku kanë dhënë deklarimet e tyre, si perrsona që kanë dijeni për ëështje në hetim.

Më herët vetë Kryemadhi deklaroi në emisionin "Opinion" se marrëdhëniet e saj me bashkëshortin, Ilir Meta janë të ngrira për shkak të përplasjeve politike.

Ajo tha se konfliktet politike me kryetarin e PL, kanë ndikuar dhe në jetën familjare. Po ashtu, ajo nuk i ka kursyer edhe mesazhet për personat që sipas saj, prishin lumturinë e një familje për të ndërtuar pushtetin e tyre.

"Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Brenda familjes tonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare do të ketë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë dhe Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi konflikte parimore apo morale mes njëri-tjetrit, janë konflikte politike.

Ato reflektohen se jemi njerëz dy njerëz që punojmë nga mëngjesi deri në darkë me politik, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme dhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë është njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat dhe te gratë qëndrojnë kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetri.”0 u shpreh Monika Kryemadhi pak javë më parë.

Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH