Politikë

“Ditën bëjnë sikur zihen, natën bëjnë pazare”, Basha: Ka një komplot për të mos hapur listat

Shkruar nga Liberale

“Ditën bëjnë sikur zihen, natën bëjnë

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Lulzim Basha ka folur dhe rreth reformës zgjedhore, të cilën e konsideroi si një teatër qesharak me regjisor Edi Ramën.

Basha deklaroi se ka një komplot, duke nisur nga Edi Rama, PS dhe më pas të tjerët, për të cilët tha se shahen ditën ndërsa natën bëjnë pazare për të mos lejuar listat e hapura.

“Teatrit i reformës zgjedhore dhe me ndihmën e regjisorit të kësaj shfaqjeje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. Debati është zhvendosur në lloj temash të tjera, se nuk dua të përdor gjuhë nënçmuese, por janë jo në thelbin e interesit ë shqiptarëve. Ka një komplot, duke nisur nga Edi Rama dhe PS dhe të tjerë bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret, që mos të kemi listën e hapur, që kandidatë të vazhdojnë t’i emërojnë kryetarët e partive dhe të jenë sipas emërimeve të tyre dhe të jenë produkt i kryetarëve të partive dhe jo produkt i zgjedhjes nga qytetarët. Hapen debate të qena dhe të paqenë, për të hequr debatin nga thelbi. Shfaqja e paradites ishte shfaqje e mirëkoordinuar njësoj si shfaqje e burrecëve që sulmuan zonjat deputete, për të hequr vëmendje nga interesi i qytetarëve”-u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH