Politikë

Dita e Pavarësisë/ Bajram Begaj uron nga Vlora: Të çojmë përpara arritjet e kombit shqiptar!

Shkruar nga Liberale

Dita e Pavarësisë/ Bajram Begaj uron nga Vlora: Të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit! Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar. 

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, ka shkruar Begaj.

Kreu i shtetit së bashku me autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH