Politikë

"Dilni përjashta", tensione dhe debate të ashpra në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka i shkulin mikrofonin Flutura Açkës

Shkruar nga Liberale

"Dilni përjashta", tensione dhe debate të ashpra në

Tensione në mbledhjen e Komisionit të Medias që drejtohet nga deputetja demokrate, Flutura Açka, e cila është e rreshtuar në radhët e Lulzim Bashës.

Gjatë kësaj mbledhjeje deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.

Teksa kryetarja e komisionit, Açka iu kërkoi që të dilnin nga salla dhe të vijonin punimet, Bardhi i ka fikur mikrofonin dhe më pas dikush pas tyre i ka tërhequr atë duke e hedhur me forcë.

DEBATI:

Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës

Açka: Ulu

Bardhi: Jo nuk ulem, pa u plotësuar të drejtat e opozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH