Politikë

“Dil nga burgu po jep dorëheqjen”/ Dule tregon marrëveshjen që ju ofrua Belerit

Shkruar nga Liberale

“Dil nga burgu po jep dorëheqjen”/ Dule tregon

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen Beleri.

I ftuar në Syri Tv, Dule ka dhënë disa detaje që më parë kanë qenë të panjohura për opinionin publik.

Sipas tij, Belerit i kanë ofruar një marrëveshje në burg, ku i thoshin që nëse do të dalësh, duhet të japësh dorëheqjen.

“Duhet ta qartësojmë situatën dhe të themi të vërtetat si duhet. Beleri është në burg sepse është Kryetari i Bashkisë së Himarës.

Belerit i është ofruar marrëveshje e pisët brenda në burg. I kanë thënë që nëse do të dalësh jep dorëheqjen nga Kryetari Bashkisë.

Pra problemi është me Belerin si kryebashkiak nga Edi Rama. Rama ka problemin e platformës së tij politike.”-tha Dule

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH