Politikë

Dështon mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas përjashtimit të dy deputeteve, reagon ashpër Albana Vokshi

Shkruar nga Liberale

Dështon mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas përjashtimit

Byroja e Kuvendit nuk arriti të marrë në shqyrtim ankimimin e dy deputeteve demokrate, Albana Vokshi dhe Elda Hoti kundër vendimit të Këshillit të Etikës që i përjashtoi ato me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Dështon mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas përjashtimit

Dështon mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas përjashtimit

Shkak është bërë mungesa e kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e kësaj mbledhjeje. Kjo solli reagimin e ashpër të përfaqësuesve të djathtë në sallë të cilët i kërkuan përfaqësuesve të mazhorancës që të sjellin deputetët në mbledhje.

Pas mbledhjes, deputetja Albana Vokshi tha se vendimi i Këshillit të Etikës ka rënë dhe se ajo bashkë me deputeten Elda Hoti do jenë nesër në sallë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH