Politikë

Deputetja demokrate bën deklaratën e FORTË: Të premten në QSUT ikën dritat! Zonja ministre a vdiqën 4 pacientët e intubuar?

Shkruar nga Liberale

Deputetja demokrate bën deklaratën e FORTË: Të premten

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim të fortë, ku deklaroi se në QSUT mëngjesin e së premtes është ndërprerë energjia elektrike dhe si pasojë, sipas pretendimeve të saj, mbi bazën e informacioneve që ajo disponon, kanë humbur jetën 4 pacientë që ishin në intubim.

Ajo i është drejtuar ministres së Shëndetësisë, Koçiu nga Komisioni i Shëndetësisë, duke e pyetur nëse humbën jetën 4 pacientë nga ikja e dritave në QSUT.

“Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Me votat shumicës e rrëzuat kërkesën time ta bënim seancën në QSUT. Sa mund të ndihmoni për zgjedhjen situatës. Meqë kishte dhe 2-3 deputetë që e miratuan si propozim do të doja të vijë sa më parë ministra dhe Drejtoresha, pasi para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërruar.

Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro. Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më .17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.

Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni nga një punonjës që punon në QSUT, aty kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.”, -tha Vokshi

Gjithashtu Vokshi përsëriti kërkesën për të qenë prezente dhe ministrja në komision. “Përsëris kërkesën që ministrja dhe drejtoresha e QSUT të vijnë të raportojnë, si për zjarrin në urgjencë, ka rënë dy herë zjarr, ju thoni presim të enjten. Nëse vijoni të mbroni korrupsionin e vjedhjen… janë vjedhur 17 mln. Ajo që ndodhi në urgjencë është shkak i vjedhjes.”, deklaroi deputetja demokrate. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH