Politikë

Deputeti i PS, Eduart Ndreca reagon për arrestimin e të vëllait për kanabis: Prokuroria dhe policia të bëjnë punën e tyre!

Shkruar nga Liberale
Deputeti i PS, Eduart Ndreca reagon për arrestimin e të vëllait

Deputeti i Partisë Socialiste,  Eduart Ndreca, i pyetur nga BIRN në lidhje me arrestimin e të vëllait për kanabis, tha se ai duhej të hetohej si çdo qytetar tjetër.

Ai shtoi se para ligjit janë të gjithë të barabartë, kushdo qoftë ai person.

“Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, tha ai në telefon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH