Politikë

Deputetët e opozitës me të njëjtin skenar, bllokojnë mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Liberale

Deputetët e opozitës me të njëjtin skenar, bllokojnë

Teksa pritet të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, deputetët e opozitës përsëritin ‘skenarin’ e javës së kaluar.

Sië bëhet e ditur nga raportimi në medie, deputetët e PD-së, pjesë e grupimit të Gazment Bardhit janë vendosur në sallën ku do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës, duke zënë karriget e kolegëve socialistë. 

Theksojmë se një javë më parë mbledhja e Komisionit dështoi për shkak të përplasjeve së deputetëve të opozitës të cilët nuk lejuan as socialistët të ulen në vendet e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH