Politikë

Dënimi i Belerit “ngrin” marrëdhëniet greko-shqiptare/ Mediet në Greqi: Parodi me akuza të montuara, Rama e fitoi lojën

Shkruar nga Liberale

Dënimi i Belerit “ngrin” marrëdhëniet

"Misioni u realizua"! Gjykata shqiptare e SPAK-ut, pas një procesi të paprecedentë, edhe për standardet shqiptare, të montuar, aktakuza e të cilit ishte rrëzuar që në ditën e parë, kreu urdhërin politik të Edi Ramës dhe shpalli dënimin e kryetarit të Bashkisë së Heimarrës, Fredi Beleris, me dy vjet burgim."

Kështu nis artikulli i Protothema.gr lidhur me lajmin për vendimin e dènimit me 2 vite burg të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në artikull thuhet se çdo akuzë e ngritur ndaj Belerit ka qenë e montuar, teksa theksohet se i gjithë procesi ka qenë i paprecedentë.

““Misioni u realizua”! Gjykata shqiptare e SPAK-ut, pas një procesi të paprecedentë, edhe për standardet shqiptare, të montuar, aktakuza e të cilit ishte rrëzuar që në ditën e parë, kreu mandatin politik të Edi Ramës dhe shpalli dënimin e kryetarit të Bashkisë së Heimarrës, Fredi Beleris, me dy vjet burgim”, thuhet në artikullin e medias greke.

Po ashtu, pas dënimit të Belerit, mediat shkkruajnë se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë të “ngrira” dhe pritet sipas tyre që kryeministri Edi Rama të përmbushë angazhimet e tij për çështjen e kufirit, që ndodhet në Hagë.

“Nuk duhet harruar se çështja Beleri është maja e ajsbergut përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri por edhe në rrjetën e marrëdhënieve greko-shqiptare ku Athina ende pret që zoti Rama të përmbushë angazhimin për referimin e mosmarrëveshjes së kufirit të ZEE në Hagë.

Marrëdhëniet e mira me Shqipërinë duhet të jenë synimi, por marrëdhëniet e mira nuk mund të ndërtohen mbi këtë bazë, pasi çështja Beleri nuk ka të bëjë vetëm me një kryetar bashkie të zgjedhur nga minoriteti, por të gjithë pakicën kombëtare greke dhe mënyrën se si trajtohet qeveria shqiptare”, shkruajnë mediat greke.

Në artikull thuhet se Beleri do të mund të lërë qelinë në 12 Shtator, pasi do të ketë plotësuar dënimin e tij, duke llogaritur edhe periudhën e paraburgimit, por deri në lirimin e tij, thuhet se ai do ketë humbur mandatin e kryebashkiakut të Himarës.

Vendimin e dënimit, mediet greke e interpretojnë si një fitore të lojës së kryeministrit Edi Rama, me shkelje flagrante të çdo koncepti të shtetit ligjor.

"Por qeveria greke nuk mund dhe nuk duhet të lejojë faktin e kryer që E.Rama vendosi me këtë urdhër gjykate.

Marrëdhëniet e mira me Shqipërinë duhet të jenë synimi, por marrëdhëniet e mira nuk mund të ndërtohen mbi këtë bazë, pasi çështja Beleri nuk ka të bëjë vetëm me një kryetar bashkie të zgjedhur nga minoriteti, por të gjithë pakicën kombëtare greke dhe mënyrën se si trajtohet qeveria shqiptare.

 Dhe sigurisht e gjithë kjo është një shembull sesi vetë kryeministri shqiptar i trajton marrëdhëniet me Greqinë, duke pasur parasysh se do të vendosë kushte dhe Greqia thjesht do t'i pranojë.", thuhet në fund të artikullit të medies greke.Përshtati A.Mënalla/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH