Politikë

Demokratët kërkojnë një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit, Spiropali KUNDËRSHTON: Mos e përdorni për politikë të ditës!

Shkruar nga Liberale

Demokratët kërkojnë një minutë heshtje për

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, të mbajnë një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, por kërkesa është refuzuar nga kryeparlamentarja.

Kërkesa u bë nga deputeti Asllan Dogjani, por Kryetarja e Kuvendit refuzoi me argumentin se nuk ishin në sallë të gjithë deputetët e PS-së.

Pavarësisht kësaj deputetët e PD janë ngritur më këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.

Pjesë nga diskutimi:

Dogjani: I propozoj Kuvendit të mbajmë një minutë heshtje në respekt të prindërve të familjarëve, nxënësve, mësuesve dhe fëmijëve të Shqipërisë.

Spiropali: Ju lutem zoti Dogjani! Kjo është një ngjarje e rëndë dhe tragjike. Këtu janë deputetët dhe do ishte mungesë ekstreme respekti për viktimën dhe familjen e tij, nuk është kjo mënyra. Duhet të gjejmë një kohë kur janë deputetët. Ju lutem mos e përdorni për politikë! Është mungesë respekti për viktimën dhe familjen e tij. Ky është turp, që ta përdorni për politikë të ditës. Ky është turp, përdorimi i një viktime. Të gjejmë një kohë kur të gjithë deputetët të jenë këtu.

Noka: Ka 24 orë që gjithë opinioni publik është i shokuar dhe ju të gjithë, duke filluar të gjithë ministrat që nga ai hajduti bashkisë, ajo që kishte burrin bandit, heshtni, a thua se nuk ka ndodhur gjë në këtë vend.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH