Politikë

Demokratët Euroatlantikë! Basha u premton shqiptarëve alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Liberale
Demokratët Euroatlantikë!  Basha u premton shqiptarëve

“Demokratët Euroatlantikë”! A është ky dallimi ma ata të të cilët nuk i kanë punët mirë me Perëndimin, apo është nismë e krijimit të një partie të re.

Në mbyllje të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në Gjykatën e Lartë, Lulzim Basha prezantoi edhe shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike.

Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi i PD-së më 1 qershor, siglës së Partisë Demokratike i është shtuar edhe “Demokratët Euroatlantikë”.

Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejtuese, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH