Politikë

Debate të ashpra tek "Mandatet"/ Bardhi-Sinajt: Ke përfituar nga fondet publike! Deputeti: Asnjë lek! Rrogën e kam dhuruar për nevojtarët

Shkruar nga Liberale

Debate të ashpra tek "Mandatet"/ Bardhi-Sinajt: Ke përfituar

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po diskuton këtë të mërkurë mocionin për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj.  

Mbledhja nisi me debate të ashpra mes kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokraike, Gazment Bardhi dhe deputetin socialist Vullnet Sinaj. Bardhi e akuzoi Sinajn se “ka në pronësi disa kompani që kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit”. Nga ana e tij, Sinaj hodhi poshtë akuzat dhe u shpreh se biznesmen ka qenë që para se të hynte në politikë. 

Pjesë nga debati Bardhi-Sinaj: 


Bardhi: Deputeti Sinaj ka në pronësi disa kompani që kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Transaksioni verifikohet nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Financave. Po të mbledhim shumat monetare kredituar në kompanitë e deputetit, Sinaj ka marrë një total prej gati 37 milionë lekësh. Çështja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për papajtueshmëri të mandatit.

Sinaj: Jam sot këtu për të sqaruar opinionin e gjerë dhe gjithë shqiptarëve. Nga e gjithë kjo farsë që është mbarsur, 37 mln, është qesharake, 32 janë rimbursime të tatim fitimit dhe tvsh nga disa biznese që kanë shkuar në likuiditet. Kjo është me ligj. Këto janë lekë të biznesit dhe jo të buxhetit. Katandiset problemi yt për 4 mln lekë të vjetra në 2 mandate. Për ca ke ardhur këtu, për të më hequr mandatin e parë që është mbyllur. Pra, faturat e mandatit të dytë janë vetëm 350 mijë lekë. Kam qenë në biznes 20 vjet dhe në politikë kam hyrë për të dhënë kontributin në të mirë të vendit tim.

Rroga ime e deputet e kam bërë donacion për njerëzit në nevojë, kush kishte një hall që nuk ndërtonte një shpi, kush kishte një problem ekonomik.  Më vjen keq për bardhin që është lodhur kaq shumë që marrë informacion nga thesari, si nuk gjeti 100 mln lekë të mija të dhuruara për buxhetin e shtetit në situatën e tërmetit. Si nuk gjete që ky big grup, një ditë pasi unë kam dhuruar 100 mln lekë, kam dhuruar 100 mijë euro më pas. Është hera e parë që flas për veten time, do më falin gjithë shqiptarët. Me detyruar të flas, ju më plasët cipën. Më detyruar të flas hapur,. Si ka mundësi që biznesi ku Sinaj ka 100% të kuotave pasive ka dhuruar 100 mijë euro në kohën e tërmetit. A mund të ketë ndonjë deputet që të ketë dhuruar për shtetin këto shifra që kam dhuruar unë. Katandiset kaposhi yt një thel, është një farsë. Këta kanë sjell dy dosje voluminoze. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH