Politikë

Debate në Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës së opozitës për mocion me debat për “Xibrakën”

Shkruar nga Liberale

Debate në Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës së

Debate mes krerëve të grupeve parlamentare të "Rithemelimit" dhe Partusë Socialiste. Në Konferencën e Kryetarëve e mbajtur këtë të hënë, kreu i grupit të "Rithemelimit" Gazment Bardhi kërkoi mbajtjen e një mocioni me debat në parlament në lidhje me problemin e kanabizimit dhe shtimin e trafikut të drogës ku janë të përfshirë grupet kriminale shqiptare.

Bardhi kërkoi që mocioni me debat të përfshijë dhe laboratorin e drogës të gjetur në Xibrakë në vitin 2015, për të cilin ai akuzoi si të përfshirë dhe vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Por mocioni me debat u refuzua nga kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, nën argumentat se çështjet për të cilën kërkohet diskutimi janë ezauruar në komisione hetimore dhe nga gjykatat.

Pjesë nga debati:

Bardhi: ju mund te jeni dakord që të mos egzistoje opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çeshtje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori o Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.

Raporet ndërkombëtare flasin për nje problem te shtuar te trafikut te droges. Prandaj do duhet te kete mocion per kete çeshtje. Por ju skeni interes kur folet per grabitje prone, skeni interes kur folet per ekonomine, skeni interes kur folet per krimin.

Çuçi: S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocoion s’duhet zhvilluar fare pasi janë cështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si eshte parashtruar kerkesa s’ka vend fare per mocion. Kerkesa e opozites lidhet me ceshtje qe jane gjykuar nga drejtesia madje edhe me vendime të formës se prerë, qe jane ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund te ulemi sot te flasim per daten e një mocioni

Bardhi-Çuçit: Duke e shpallur çeshtjen e Cibrakës, si të mbyllur po merrni ne mbrojtje nje organizatë kriminale. Ka një dosje të veçuar në organet e drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH