Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e Top Story, përballë Grida Dumës në një temë kushtuar dënimit të deputetit të PD, Ervin Salianji, deklaroi se do të donte të ishte avokat i tij, sepse sipas tij Salianji është viktimë dhe jo fajtor.
Pjesë nga debati:
Grida Duma: Ndodhi dënimi, kënaquni se e keni arritur. Jeni mirë sonte…
Vangjeli: Më duhet t’ju korrigjoj dhe kundërshtoj, do t’ju them të kundërtën.E kam konsideruar një gjë të tillë si ‘fake neës’ që në audio përgjim ishte kapur vëllai i ish-ministrit të brendshëm.
Vangjeli: M’u rikujtuan orë debatesh. Kam qenë gjithmonë përballë Salianjit. E kam paralajmëruar që në ditën 0 që do jesh ti në atë derë. Nuk kisha fakte, por e bëra duke vënë në punë një instrument, logjikën. Logjika më thotë që kemi një akuzë, ka një komplot, që të gjithë së bashku tentonin të çonin 35 kg canabis sativa në Itali. Nuk do kishte asnjë skafist në Vlorë për aq kanabis. Kam përshtypjen që edhe zoti Fatmir Xhafaj nuk e ka hapur shampanjën e hidhur të hakmarrjes.
Grida Duma: Pra është çështje hakmarrje?
Vangjeli: Instrumenti im logjik më thotë se mes miqve të Salianjit ka shumë që duartrokasin. Unë do doja të isha avokat i Salianjit, sepse në dilemën është fajtor apo viktimë, është viktimë.
Grida Duma: Je me të se ke mëshirë?
Vangjeli: Jo, është viktimë sepse po bën burgun e tjetërkujt.
Vangjeli: Jo jo, ka një monument imoraliteti dhe tradhtie, është një histori që nuk ka filluar nga Salianji, kishte kohë që ishte në zyrat e PD, dhe për zot i doli Bardhi dhe Alibeaj. Kur e kuptuan se po shkelnin në dërrasë të kalbur doli në skenë Salianji. E lanë shokët vetëm. Kam kurajo ta them këtu, por nuk e di vetëm unë. Po i kërkohet të bëj burgun e dikujt tjetër.