Politikë

Dallëndyshe Bici e konfirmon: Nuk do të marr mandatin e deputetit për shkak të angazhimit në Kadastër (emri që flitet të zërë vendin e Ahmetajt)

Shkruar nga Liberale

Dallëndyshe Bici e konfirmon: Nuk do të marr mandatin e deputetit

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetes, të cilin më herët e kishte ish-ministri Arben Ahmetaj.

Në një letër drejtuar KQZ-së, Bici thotë se nuk do të vijojë procedurat për marrjen e mandatit të deputetes, duke sqaruar se është e angazhuar në punët e  Kadastrës. 

‘Nuk do marr mandatin e deputetit për shkak të angazhimit në krye të Kadastrës’- thuhet në letrën drejtuar KQZ-së.

Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Kadastrës dhe sipas saj kjo është arsyeja kjo që e ka shtyrë të refuzoj mandatin.

Bëhet me dije se sipas listës së zgjedhjeve, mandati i deputetit i kalon Plarent Ndrecës. Nuk dihet ende nëse ky i fundit do ta pranojë mandatin. 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH