Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi shihet duke biseduar me një efektiv policie në derën e sallës.
Seanca ishte parashikuar për në orën 09:30 por u shty për në 13:30 pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat.
Më herët gjatë seancës së mëngjesit, presidenti i PL-së Ilir Meta u përplas ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.
Meta ka hedhur akuza ndaj tyre teksa ndodhej në sallën e gjyqit.
Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.