Politikë

Burgu i Spaçit/ Hani: Manipulimi nëpërmjet arkitekturës, s'mund të ndodhë me vendin e persekutimeve të shqiptarëve

Shkruar nga Liberale

Burgu i Spaçit/ Hani: Manipulimi nëpërmjet arkitekturës,

Partia Demokratike e Shqipërisë të premten kundërshtoi propozimin e miratuar nga qeveria Rama, për të ndërtuar kapin e punës së detyruar të të burgosurve Spaç, në një objekt të ri si muze, përgjatë autostradës, në periferi të qytezës së Repsit në rrethin e Mirditës. 

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për të Përndjekurit Politikë në PD, z.Gjergj Hani, tha se kjo shkëputje nga realiteti fizik çon në pak kohë në shkatërrimin jo vetëm të vendkrijimit të memories, por edhe kontrollit të perceptimit dhe përjetimit të tij.

"Evitimi i përballjes, distancimi nga e shkuara, mbivendosja dhe manipulimi nëpërmjet arkitekturës ndodhi me Piramidën, po ndodh me banesën e diktatorit, por nuk mundet kurrsesi të ndodhë me vendin e vuajtjeve dhe persekutimeve të shqiptarëve, disidentë të regjimit", citohet nga deklarata.

Për këtë arsye, sipas tij, Partia Demokratike, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe ringjalljes së kujtesës për të mos harruar, kërkon për të shpallur Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, bashkë me kampin e internimit Tela me Gjemba në Tepelenë në Muze Kombëtar.

Lidhur me rastin, PD u bën thirrje të gjithë aktorëvë, disa prej të cilëve janë bërë pjesë e diskutimeve përgjatë këtij drafti, të shkruajnë rekomandimet tyre me qëllim realizimin e Muzeut Kombëtar të Burgut të Spaçit, deri të hënën, më 22 prill 2024.

Kujtojmë se në vitin 2010, Partia Demokratike, miratoi ligjin 10241, sipas të cilit ngakohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri.

Kampi i Punës së Detyruar, kjo trashëgimi politike dhe historike duhej të kthehej në Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit. Një momument i kujtesës së vuajtjeve terrorit dhe krimeve të komunzmit në Shqipëri.

PD ka theksuar se Spaci ka vlera të jashtëzkonshme si muze i gjallë i kujtesës historike të shkuarës dikatoriale me vlera histroike të rëndësisë kombëtare.

"Ky është objektiv i Partisë Demokratike i materializuar tashmë, prej dy vitesh, në një projekt-ligj, depozituar në kuvend me nr. 2388 Prot, datë 30.06.2022, pasi është detyrim politik dhe moral për të gjithë ata shqiptarë që vuajtën dhe u trajtuan në mënyrë çnjerëzore në Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, përgjatë regjimit gjakatar të Enver Hoxhës", tha më tej, sekretari i të Përndjekurve Politikë në PD.

Sipas tij, sot është detyrim për brezat e rritur pas diktaturës, me qëllim jo vetëm njohjen por në veçanti ruajtjen e kujtesës kolektive.

Hani tha se shoqëria shqiptare duhet të përballet me të shkuarën e saj, ta njohë dhe ta pranojë atë.

"Ky monument dhe vlera që jeton jashtë tij nëpërmjet memories historike të së shkuarës diaktaoriale komunsite zotëron fond muzeor me vlera kulturore e historike të rëndësisë kombëtare", thekson ai.

Përcaktimi dhe planifikimi i tij si Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit, do të siguronte që historia të përjetësohet duke u lënë trashëgim të tashmes e së ardhmes eksperiencën tragjike të dikataurës komuniste në mënyrë që ajo e shkuar të mos përsëritet më kurrë.

Kampi i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka një të kaluar të zezë, pasi është përdorur nga regjimi komunist në Shqipëri për të burgosur politikisht njerëz të lirë që mendonin ndryshe.

Ai do të ofronte një mundësi edukative për të rinjtë sot dhe nesër që të mësojnë mbi historinë e represionit politik dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në Shqipëri përgjatë regjimit komunist.

Duke ekspozuar kushtet brenda burgut dhe historitë e njerëzve që mbaheshin aty, muzeu do të ndihmojë në promovimin e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të së kaluarës së Shqipërisë.

Kthimi i Kampit të Punës së Detyruar të Burgosurve Spaҫ në Muze Kombëtar duke pranuar dhe duke u përballur me padrejtësitë e krimet e së kaluarës, përmes ekspozitave të përhershme dhe të përkohëshme së bashku me llojet e tjera të komunikimit, do të edukojë kultivimin e memories kombëtare tejet e relativizuar në këto 34 vite.

Menaxhimi i këtij monumenti dhe pasurisë kulturore kombëtare, ka vlerë për vendin kur vëmendja dhe investimi zhvillohet brenda Zonës së Mbrojtur. Çdo iniciativë për ta ndarë historinë dhe monumentin nga muzealizimi, nuk bën gjë tjetër, veçse kontribuon në manipulimin dhe deformimin e historisë.

Kampin i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka qenë destinacion për të burgosurit dhe familjet e tyre, ka qenë një njollë e errët e historisë dhe një zonë e errët e territorit dhe për ta kuptuar atë sot, ai duhet të mbetet destinacion dhe jo opsion./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH