Politikë

Inskenimi i “komplotit” çam/ Idrizi: Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës dhe mban këmbë pretendimet e Vorio-Epirit

Shkruar nga Liberale

Inskenimi i “komplotit” çam/ Idrizi: Greqia vijon të

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi thotë se Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës. Duke folur për të ashtuquajturin inskenimi i komplotit çam, Idrizi u shpreh se edhe viktimat e regjimit komunist nuk janë të pakta, duke shtuar se dhjetëra shqiptarë të Çamërisë u përndoqën vazhdimisht nga regjimi.

“Duhej që popullsia e shqiptarëve të Çamërisë të ishte popullsi e dorës së dytë, që duhet të heshte për të drejtat e saj, që të mos i krijonte probleme me Greqinë. Kjo që të mos bënte atë që të mos bëjmë ne sot, që të ngrihemi për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, që edhe sot vazhdojnë të na thonë se heshtni për çështjen çame se na prishni punë me Greqinë.

Po iu them se ligjin e luftës, Greqia nuk e mban me komunitetin shqiptar të Çamërisë por mbi Shqipërinë. Shumë shpejt do të organizoj një konferencë shtypi ku do t’ju tregoj me akademikë që tregojnë vetë se ligji i luftës është fuqiplotë dhe mban këmbë pretendimet e Vorio-Epirit. Këta janë sytë e vërteta sepse u inskenua ky komploti i ashtuquajtur çam.

Duhej të bëhej kokë turku pikërisht Teme Sejko, familja dhe vëllai i tij, djemtë e tij dhe më pas për të vazhduar të gjithë komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë. Por pas kësaj, edhe viktimat e sistemit komunist nuk janë të paktë. Janë me dhjetëra shqiptarë të Çamërisë që janë përndjekur vazhdimisht.”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH