Në seancën e sotme plenare është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i shtetit deklaroi se do të ketë një bonus fundviti për pensionistët.
Ai theksoi se "të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin tre fishin e bonusit të deri djeshëm".
“Në hyrje të kësaj fjale për pr/buxhetin 2025, dua ‘u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të clirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin tre fishin e bonusit të deri djeshëm “, u shpreh Rama.