Politikë

Blerina Bala u zgjodh në krye të Bashkisë Himarë/ Rama: Himariotët s'i përkasin llogores së konfliktit që ushqehet për hesapet e të tjerëve

Shkruar nga Liberale

Blerina Bala u zgjodh në krye të Bashkisë Himarë/ Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komandimit të Blerina Balës në krye të bashkisë Himarë. Kreu i qeverisë e shikon këtë zgjedhje si një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore atje. 

Ai thotë përmes një postimi në platformën X se përpjekja e dështuar e një grushti individësh për ta penguar këtë zhvillim, tregoi se himariotët nuk i përkasin llogores së konfliktit.

"Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës."- shkruan Rama në platformën X.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH