Politikë

Blendi Gonxhja zbardh dy marrëveshjet e nënshkruara në Paris mes dy qeverive

Shkruar nga Liberale
Blendi Gonxhja zbardh dy marrëveshjet e nënshkruara në Paris mes


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, në një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, ku nënshkruan edhe dy marrëveshje bashkëpunimi mes Francës dhe Shqipërisë në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zbuloi detajet e dy marrëveshjeve e nënshkruara mes Parisit dhe Tiranës:

“Pata nderin të nënshkruaja sot në Paris, në emër të Qeverisë Shqiptare, dy marrëveshjeve prioritare me Qeverinë Franceze, shenjë e qartë e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, që do t’i hapin rrugën zhvillimit të projekteve strategjike në sektorë të ndryshëm, thelbësorë për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e parë, e nënshkruar me Z. Jean-Noël, Ministër për Evropën, ishte një Marrëveshje Ndërqeveritare e nivelit më të lartë, që për herë të parë hedh bazat për bashkëpunimin në projekte strategjike mbi turizmin, menaxhimin e ujit, mjedisin e mbetjet, inovacionin, dixhitalizimin, energjinë, infrastrukturën e transportin, arsimin, administratën publike, shëndetësinë dhe bujqësinë, nisma që do të realizohen në nivel dypalësh, si edhe nga sipërmarrjet më të mirënjohura franceze, falë edhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të shtetit francez.

Marrëveshja e dytë, e bashkë-nënshkruar me Znj. Marie-Hélene Loison, zv/Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) dhe Ambasadores së Francës për Shqipërinë, Znj. Catherine Suard, i hap rrugën financimit të programit transformues të titulluar “Zhvillim i Gjelbër dhe i Qëndrueshëm". Në kuadër të kësaj nisme, Shqipëria do të mbështetet në vlerën 120 milionë euro nga Agjencia Franceze e Zhvillimit, fond që do të shërbejë si katalizator për implementimin e projekteve dhe reformës transformuese të ndërmarrë nga Ministria e Turzimit dhe Mjedisit.
Një falenderim i veçantë i shkon ekipeve reciproke që punuan për negocimin dhe hartimin e këtyre marrëveshjeve, çka nënvizon momentin historik dhe të shkëlqyer të partneritetit mes Qeverisë Franceze dhe Qeverisë Shqiptare, me përkushtimin për progres e zhvillim të ndërsjelltë”, shkruan Gonxhe në rrjetet sociale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH