Politikë

Blendi Gonxhe reagon pas propozimit të Ramës për ministër: Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

Shkruar nga Liberale

Blendi Gonxhe reagon pas propozimit të Ramës për ministër:

Blendi Gonxhja ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri, ku kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e tij si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ai e quan privilegj propozimin e kryeministrit, ndërsa thotë se ndihet i nderuar për vlerësimin që i ka dhënë Rama për këtë emërim. 

Ndërkohë që drejton DPSHTRR, Gonxhja shkruan se kjo është një përgjegjësi e re për të shërbyer për më shumë qytetarë e sektorë në vend.

"Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend”, shkruan Gonxhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH