Politikë

Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha! Martin Leka kujton burgun me Fatos Nanon dhe Ramiz Alinë

Shkruar nga Liberale
Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha! Martin Leka kujton burgun

Nga historia e vështirë e familjes me 9 fëmijë në fshatrat e Lezhës, tek vitet e demokracisë, sulmi ndaj gazetës “Koha Jonë” dhe deri te burgosja ku ndante qelinë me Fatos Nanon. Leka shprehet se periudha e vështirë të vuajtjes së dënimit i duket sikur ka ndodhur dje.

Martin Leka: Burgosja më duket se ka ndodhur dje. Unë dhe Frangaj jemi burgosur si drejtues të “Koha Jonë”. Në 21 janar para 30 vitesh botova një shkrim në Koha Jonë që bashkë me faksimilen e ministrit të brendshëm të asaj kohe urdhëronte heqjen e armatimit personal të oficerëve. Në këtë shkrim thuhej se çdo oficer sot peshon 2 kg më pak. Unë isha në Gjadër, kishte ndodhur një vrasje dhe ma tregonte një oficer që kishte qenë i pranishëm në lokalin ku kish ndodhur vrasja. Dikush i tha “po ti që ishe këtu pse nuk ndërhyre me një të shtënë në ajër?”. Ai tha na i kanë hequr armët. Këtu ma kapi veshi dhe gjeta faksimilen. Ditën që do arrestohesha takova Dritëro Agollin dhe më pyeti “çfarë do bësh?”. “Do shkojë i thashë, do dorëzohem”. Mire, më tha.

Martin Leka: Në 1955 nëna u dekorua me titullin “nënë heroine e klasit të parë” për rritjen dhe mirëedukimin e 9 fëmijëve. Është heroina ku gjithkush në këtë botë do ta dëshironte. Nëna vinte nga një familje e kamur, ka ardhur me pajë të jashtëzakonshme. Ne kemi vuajtur shumë historinë e dajave të mi.

“Ndaja qelinë me Fatos Nanon”

Martin Leka: Në burg me ndërruan 3 herë qelinë. Dy ditët e para ndenja me Hajredin Celikun dhe Llambi Gegëpriftin. Pas dy ditësh bie dera dhe me thotë “erdhe rrugaç?”. Edhe iku. Ishte Fatos Nano. isha në zonën ku ishte Fatosi, Nexhmija dhe Ramizi. Dy netë i bëra me ata. Pastaj bie dera. Ishte Ramiz Alia. Më tha “erdhe të ma bëje intervistën këtu?”. Po, i thashë. Para se të arrestohej, isha te ai për ti bërë intervistë, por më tha ‘do ta bëjmë më vonë’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH