Politikë

Bilanci i opozitës/ Kryetari i PD në pritje të gjyqit më 3 janar: 2024 ishte viti i ringritjes!

Shkruar nga Liberale

 

Bilanci i opozitës/ Kryetari i PD në pritje të gjyqit më 3

Bilanci i fundvitit 2024 për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, rezulton pozitiv

“Ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare. Ky ishte viti në të cilin opozita ia doli, sado që hasi rezistencë të madhe, të paraqesë para shqiptarëve dhe botës, Skrapin e partisë si një organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani”, tha Berisha.

Ndërrimi i viteve do e gjente Sali Berishën në shtëpi, por SPAK kërkon që në 2025 lideri i opozitës të mos shkelë më jashtë banesës së tij. Më 3 janar fjalën e fundit për fatin politik te kreut te PD e ka apeli i posaçëm.

“SPAK ka bërë dhe bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhrin e Edi Ramës, por unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim”, shtoi lideri i demokratëve.

Konferenca e fundvitit përkoi në të njëjtën kohe më atë të kundërshtarit politik, që fliste si pritës i samitit të NATOS-s në 2027 ku i ftuar parashikohet te jete edhe presidenti amerikan Donald Trump, por planet e Sali Berishës janë krejt tjetër.

“Në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi se opozita  do shkojë drejt zgjedhjeve të pranverës me   program, por edhe me mosbindje civile.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH