Politikë

Biden dekoron Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Shkruar nga Liberale

Biden dekoron Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Botuesja e revistës “Vogue”, zonja Anna Wintour, vokalisti i grupit U2, Bono Vox dhe miliarderi George Soros janë mes emrave që kanë marrë nderimin më të lartë civil të Amerikës, nga presidenti në ikje Joe Biden.

Duhet theksuar se "Soros" është akuzuar nga kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha, se ka ndikuR për shpalljen e tij "non grata" nga DASH .

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton u bashkua me aktorët Denzel Washington dhe Michael J Fox, të cilët morën gjithashtu Medaljen Presidenciale të Lirisë në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Biden dekoron Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Në tërësi gjatë këtij viti janë 19 personat që janë dekoruar me medaljen në fjalë, për merita të veçanta në fushën e kulturës, politikës dhe aktivizmit.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se marrësit e çmimit prestigjioz ishin zgjedhur pasi janë njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin e tyre dhe mbarë botën.

“Së bashku, ju po lini gjurmë të jashtëzakonshme dhe jam i sinqertë kur them se këto gjurmë janë një kontribut për vendin tonë”, deklaroi Biden në ceremoninë e mbajtur ditën e shtunë.

Biden dekoron Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë

Këngëtari Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, është i  njohur për fushatën kundër varfërisë dhe mbështetjes së personave të infektuar me HIV/AIDS.

Edhe Wintour, një nga ikonat e modës, ka punuar si kryeredaktore e “Vogue” që prej vitit 1988 dhe përmes akteve të bamirësisë ka ndihmuar në mbledhjen e 20 milionë dollarëve për kërkimet e antivirusit të AIDS.

Filantropi George Soros u vlerësua për mbështetjen e organizatave dhe projekteve që forcojnë demokracinë nëpër botë.

Ylli i kinemasë së viteve ’90, Michael Jay Fox u vlerësua për mbështetjen e tij në kërkimet shkencore për kurën ndaj parkinsonit.

Biden i rezervoi ndërkohë një përqafim vëllazëror aktorit tjetër Denzel Washington, pasi i dorëzoi medaljen. Ndërsa Hillary Clinton u prit me ovacione nga të pranishmit kur i erdhi radha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH