Politikë

Berisha zbulon arsyen pse shkoi të takonte Salianjin, por nuk ka takuar ende Metën në burg

Shkruar nga Liberale

Berisha zbulon arsyen pse shkoi të takonte Salianjin, por nuk ka takuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg siç bëri me Ervin Salianjin është vetëm procedurale.

Berisha tregoi se është interesuar për ta takuar Metën, por i kanë thënë se ai ndodhet në paraburgim dhe nuk lejohen takime.

“Ilir Metën do shkoja 10 herë ta takoja unë, por këta pretendojnë se të paraburgosurit nuk mund të takohen. Këta më kanë thënë mua, se sigurisht unë jam interesuar, por më kanë informuar se ai është në paraburgim dhe nuk lejojnë takime”, tha Berisha teksa ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” ku foli ndër të tjera edhe për vizitën e zhvilluar ditën e sotme në burgun e Fierit ku ndodhet ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

I pyetur se si ishin kushtet në të cilat ndodhet ish-deputeti, Berisha tha se Salianjin e pa të përkushtuar e në performancë punë duke lexuar e duke shkruar, por ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e ngrohjes.

“Një njeri të cilit i privohet liria me dëshmitarë dhe falsitete. I privohet liria për fjalën e lirë, ndryhet brenda katër mureve të ftohta betoni, natyrisht duhet të mobilizojë forca të mëdha për të ruajtur ekuilibrat dhe përballuar situatën. Konstatova se Ervin Salianji po e bënte plotësisht. Ai po ruante si ekuilibrat, ishte në performancë pune.

Ai shkruante, lexonte, lexonte shkruante dhe informohej me sa mundej, me kufizimet që ka. Se kanë shumë kufizime. Por problemi kryesor është që ishte pa ngrohje. Kjo është e papranueshme. Se një ndërtim të themi atë që është , është i Bashkimit Europian, është i standardeve, por betoni pa ngrohje, është një lloj torture fizike në vetvete. Sepse ngrohjen e ka por Ministria i lë jashtë funksionit dhe aty. Mua kjo më bëri përshtypje”,-tha Berisha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH