Politikë

Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Jemi i vetmi komb në Europë që festojmë dy ditë pavarësie

Shkruar nga Liberale

Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Jemi i vetmi komb në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se jemi i vetmi komb në Europë që festojmë dy ditë pavarësie, ndërsa shton se Kosova për një kohë të shkurtër si vend i pavarur bën krenar çdo shqiptar.

Më tej ai shprehet se Kosova është tashmë një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

Reagimi i plotë:

16 vite Kosovë e Pavarur!

Të dashur miq, sot është 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Ne shqiptaret jemi i vetmi komb në Europë që festojmë dy ditë pavarësie. Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar dhe as Kosovë të pavarur dhe pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008 pa të cilën kombi ynë nuk do të ishte një komb i lirë. Ndaj dhe sot shqiptarët në Kosovë, Shqipëri kudo që janë në mbarë botën festojnë ditën e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas pavarësisë së Shqipërisë.

Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themele shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe genocidit ciklik serb, ka luftrat, gjakun, qendresën epike dhe sakrificën sublime të qindra e mijëra martirëve të saj që luftuan dhe ranë për tu bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga vitet 1860 në vitet 1999, ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të komandantëve dhe luftëtarëve të saj të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftrave të shqiptarve për liri dhe dinjitet kombëtar pas atyre të prijësit tonë të përjetshëm, Skënderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitetktit të saj, politikanit mëndjendritur të kombit shqiptar Presideniti Ibrahim Rugova, Gandit Ballkanit dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur më fisnike njeriut të civilizuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe që ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbar. Presidenti Rugova arriti ta shndërrojë kauzën e lirisë së shqiptarve të Kosovës në çështje kryesore të axhendes të SHBA dhe vendeve të lira perendimore!

Pavaresia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që shenoi zentin e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës njerzore si dhe heronjve të tjerë te pavdekshëm dhe dhjetra mijëra luftëtarëve të lirisë të cilët me
guximin, heroizmin, sakrificën e tyre çliruan Kosovën.

Pavaresia e Kosovës është kryvepera e shqiptarëve si komb kudo në botë që moton “Një komb një qendrim” u bashkuan si një trup i vetëm dhe Shqipëria pas çlirimit të vet nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazevendësueshëm!
Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur vetëm falë mbështetjes së fuqishme dhe rolin përcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George W Bush, vendeve të medha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATOS në Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës!

Sot në këtë 16 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur Kosova bën krenar çdo shqiptar. Ajo është tashmë një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lanë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën me moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lire në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bër emër botror me talentin e rallë dhe zërin magjepës tëbdivave të saj dhe shkëlqimin e yjeve dhe mbretëreshave të saj në sport.
Kosova këto vite është përballur me shantazhe provokacione të serbomdhnjëve të Beogradit dhe vasalëve të tyre të Tiranës, perkatesisht serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argatit të tij Edi Rama që nuk heqin dorë nga projektet për ndarjen e saj. Por pavarësisht nga këto ajo ka qëndruar gjithnjë një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon për çka meritoi dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Ndaj dhe le të urojme të dashur miq shqiptarët në Kosove dhe kudo ku janë Gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH