Politikë

Berisha rikthehet në Grupin Parlamentar të PD, Kulluri: Politika sport i vështirë, nuk është punë për burokratë si Bardhi

Shkruar nga Liberale
Berisha rikthehet në Grupin Parlamentar të PD, Kulluri: Politika sport

Socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste Olta Xhaçka duke votuar kundër.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi vendimin e Kuvendit për të mos e çuar mandatin e deputetes në Kushtetuese.

Kulluri: Këtu nuk ka asgjë të re. Janë edhe dy vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohen, njëri për listat e hapura, tjetri për votën e diasporës.

Gazment Bardhi vendosi që të kthejë në Grupin Parlamentar të PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe disa deputetë të tjerë të cilët ishin përjashtuar më herët nga Grupi i PD. Si e lexoni ju këtë vendim të zotit Bardhi? Çfarë do të thotë kjo për opozitën?

Kulluri: Zoti Bardhi ka krijuar një traditë politike, një hap para, dy hapa pas. Të dalësh kundër vendimeve të tua, që i ke shkruar vetë, i ke votuar vetë…janë çështje të rëndësishme. Inkoherenca e zotit Bardhi është ekzemplare, është i pakuptueshëm, jo vetëm në vendimet politike që merr nga java në javë. Politika është sport i vështirë dhe nuk është punë për burokratët si zoti Bardhi. Nuk kemi çfarë presim përveçse gjeste apolitike, kaotike që nuk përmbajnë as koherencë, as moral dhe as vijë logjike. Në politikë nëse nuk krijon besueshmëri nuk mund të votohesh dhe nuk mund të gëzosh respektin e opinionin publik. Njerëzit që shkelin me dy këmbët ato gjëra që kanë bërë vetë, pa dhënë asnjë shpjegim…sepse unë do e mirëkputoja që nëse SHBA e heqin statusibn “non grata” të zotit Berisha, patjetër që kjo çështje do ridiksutim.

-Por nuk duhet të ndodhte në kushtet kur zoti Berisha është ende “non grata” thoni ju.

Kulluri: Edhe djali im 7 vjeç e kupton që ka disa parime në jetë. Nuk mund të bësh çfarë të duash, sidomos me interesin publik. Politika është niveli më i lartë i aktivitetit publik të njeriut.

-Sot ka zhvilluar një mbledhje grupi politik për Reformën Zgjedhore, është bërë një plan pune që pritet të konkretizohet në ditët e ardhshme. Por mesa duket çështja e listave të hapura nuk është ende në plan të parë. Ju si e shikoni këtë sjellje? Opozita që është në Komision ka më shumë këmbëngulje për koalicionet dhe për çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me hapjen e listave.

Kulluri: Ka një grup deputetësh në opozitë që i përkasin grupit të urrejtjes ndaj votës. Nuk duan të votohen, nuk kanë asnjë lidhje me votën, janë frikacakë politikë dhe janë mësuar me parimin “Ha Muço, pi Muço”, merre mandatin qyl nga kryetari i partisë. Kështu janë bërë deputetët në vitin 2013, 2009 dhe në vitin 2021. Nuk çuditem më. Kjo kategori politike është ajo kategori që po e mban opozitën në ato kuota të ulëta

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH