Politikë

Berisha paraqitet nesër në SPAK, demokratët thërrasin sërish protestë para Prokurorisë së Posaçme

Shkruar nga Liberale

Berisha paraqitet nesër në SPAK, demokratët thërrasin

Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë para ambienteve të SPAK, teksa pritet që kryedemokrati Sali Berisha të paraqitet sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në njoftimin e shpërndarë për demokratët bëhet thirrje që protestuesit të mblidhen sërish para SPAK në orën 9:30.

“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. ..Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga strukturat e PD.

SPAK ka apeluar më herët vendimin e lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak, duke kërkuar rikthimin e kësaj mase sigurie. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH