Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar në Kuvend që të bëhet një ligj, sipas tij, për desorosifikimin e Shqipërisë, duke theksuar se është emergjencë kombëtare.
Ai u shpreh se ky ligj duhet bërë me emergjencë para zgjedhjeve të 11 Majit, duke paralajmëruar socialistët “pranojeni si e keqja më e vogël, ai do të bëhet pas zgjedhjeve do ju dhembë shumë”.
Berisha: Një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju s’mund të bëni të paditurin, nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka pasur pasqyrimin më të madh pas SHBA-ve në Shqipëri. Ky tërmet është ikja e sorosizmit. Kërkoni ta kaloni në një kohë kur në atë vend Presidenti firmos dekretin e desorosifikimit të SHBA-ve, ndërsa ju mbani në këmbë aktet.
Me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare, është mirë ta bëjmë tani se ta bëjmë ne se pas zgjedhjeve sepse do na thoni po na persekutoni. Më mirë të bëjmë një ligj tani, të njohim.
Ligjin pranojeni si e keqja më e vogël, për ju, se ai që do të bëhet pas zgjedhjeve do ju dhembë shumë.