Sali Berisha ndihet optimist pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai shprehet me bindje të plotë se fitorja do të vijë edhe për opozitën në Shqipëri.
“Nuk mohohet se rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon një fitore të madhe për vlerat konservatore në SHBA. Por dy herë më shumë shqiptarët, opozita shqiptare, sepse këto vite, kjo opozitë u përball jo vetëm me narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë, por për fat të keq u përball me grushtin e shtetit të organizuar kundër saj si forcë konservatore nga e majta amerikane, nga Xhorxh Soros dhe qendrat që ai ndikonte, lobonte”, tha Berisha.
Gjatë bashkbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u ndal edhe të vota e diasporës, ku sërish nuk kurseu akuzat drejt qeverisë Rama.
“Partia Socialiste ka nisur blerjen e votës që tani, ftoj të gjithë shqiptarët të denoncojnë këtë akt. Edi Rama sdo të mund të lërë mjet pa për të siguruar rmandatin e radhës”, tha Berisha.
Në fund ish-kryeminstri Berisha bëri sërish thirrje demokratëve për mosbindje civile.
“Sot duhet të ngriheni përsëri në një nivel më të lartë se ç’jeni për mbrojtjen e vlerave, triumfin e tyre në Shqipëri. Sepse nëse perandoria e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri.Unë kam besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare në betejën kundër saj”, tha ai.