Politikë

Berisha nga ballkoni i shtëpisë: Rama ka përqendruar çdo pushtet!

Shkruar nga Liberale

Berisha nga ballkoni i shtëpisë: Rama ka përqendruar çdo

Ish-kryeministri, Sali Berisha teksa përshendeti si zakonisht mbështetësit e mbledhur pasditen e sotme poshtë banesës së tij, tha se kryeministri "Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij me një pengmarrje të pashembullt të institucioneve."

“Sot përpara ne kemi murin e tmerrshëm të korrupsionit që përzë shqiptarët çdo ditë. Edi Rama, me të gjithë fuqinë e ekzekutivit, firmos dhe vjedh qindra milionë e miliarda dhe mbrohet nga Skapi i partisë. Çdo ditë që kalon në pushtet është ndëshkim për shqiptarët, është ndëshkim për Shqipërinë”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Sipas tij beteja çdo ditë po bëhet më jetike, por sipas tij, opozita po ecën e sigurt drejt fitores.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH