Politikë

Berisha në "arrest shtëpie", SPAK refuzon kërkesën e ish-kryeministrit për të marrë pjesë në seancat plenare

Shkruar nga Liberale

Berisha në "arrest shtëpie", SPAK refuzon kërkesën

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos pranojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare.

Ai kërkoi përmes avokatëve të tij mbrojtës që të lejohet të jetë i pranishëm në Kuvend.

Ndërkohë, të enjten Apeli i Posaçëm regjistroi çështjen për shqyrtimin e kërkesës së Berishës, i cili kërkon masë më të butë sigurie.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie”, i akuzuar për aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”- njofton Prokuroria e Posaçme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH