GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Pas 331 ditësh izolim shtëpiak, Sali Berisha rifitoi lirinë.
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Berisha doli nga shtëpia dhe shkoli në selinë e PD-së, ku u prit me brohoritje nga qindra mbështetës demokratë.
Në deklaratë për media ai tha:
Berisha: Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe, sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht, dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare me grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi tre vitet e triumfoi dhe u shpërblye.Sot nuk fitoi Sali Berisha por fitoj e vërteta.