Shtyhet sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së arrestit.
Ish-kryeministri ka ankimuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, por kjo kërkesë nuk është pranuar.
Ndërkohë mësohet se seanca e radhës do të mbahet në 08 Mars 2024.
Avokati i tij, Genc Gjokutaj deklaroi se gjykata ka vendosur që të “djegë” mandatin e ish-kryeministrit, duke i konsideruar vendimet si politike.
“Gjykata nuk e pranoi ankimimin tonë, ka vënë qëllim t’i djegë mandatin”, tha ai.
Ish-kryeministri akuzohet nga SPAK për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.