Politikë

Berisha jashtë grupit të PD/ Kuvendi zbulon arsyen pse nuk e ktheu në grupin parlamentar (REAGIMI)

Shkruar nga Liberale

Berisha jashtë grupit të PD/ Kuvendi zbulon arsyen pse nuk e ktheu

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet jashtë grupit parlamentar të PD.

Kuvendi i Shqipërisë, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur arsyen pse Berisha është lënë jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, pas kërkesës  së Gazment Bardhit që revokoi të gjithë masat disiplinore.

Kuvendi sqaron se Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës. Me kërkesë të Bardhit në grup janë kthyer të gjithë deputetët që kanë qenë anëtarë të grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës më 10 Shtator.

"Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.” thuhet në reagimin e Kuvendit". 

Theksojmë se në seancën e fundit plenare, Gazment Bardhi dorëzoi shkresën në Parlament, për të rikthyer në grupin parlamentar të PD-së Berishën e të tjerët që ai së bashku me Bashën, kanë firmosur për t’i përjashtuar në janarin e 2022. Vendimi për rikthimin e të përjashuarve është marrë në mbledhjen e grupit të 3 prillit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH