Politikë

BERISHA flet pas daljes nga SPAK, tregon se çfarë u tha prokurorëve

Shkruar nga Liberale

BERISHA flet pas daljes nga SPAK, tregon se çfarë u tha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, pas dy orësh. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ai ka folur para gazetarëve duke u shprehur se "i gjeti prokurorët e kësaj strukture, të terrorizuar."

"Gjeta një grup të terrorizuar. Unë në emër tuaj dhe të PD u deklarova sa vijon, pasi i pyeta pse jetoni në terror, të hysh aty hyn si në një … s’mund të imagjinoni masat e sigurisë. Pasi iu deklarova se Berisha është këtu se çdo njeriu që thirret duhet të paraqitet për t'u marrë në pyetje. 

Kam ardh këtu tua them në sy në emër të demokratëve të gjitha ato që prej dy vitesh kam denoncuar qeverinë dhe ju si grup kriminal.", u shpreh Berisha para kamerave. 

Theksojmë se kjo është hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për aferën e privatizimit të kompleksit "Partizani", pasi më herët ai nuk ka pranuar as të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH