Politikë

Berisha dhe mbështetësit shkojnë në seli, paralajmëron ish-kryeministri: Do të nisim protestat në çdo skaj të vendit, nisim kapitull të ri

Shkruar nga Liberale

Berisha dhe mbështetësit shkojnë në seli, paralajmëron

Përfundon protesta te Gjykata e Lartë. Berisha dhe mbështetësit e tij i janë drejtuar selisë blu. Ish-kryeministri u shpreh se sot nis një kapitull i ri dhe paralajmëroi se protestat tani do të përhapen në çdo skaj të vendit. 

“Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.

Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para gjykatës supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Sot protesta para selisë së krimit, shënon fillimin e betejës kundër kësaj partie, e cila me qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Rama, është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve.

Rama kërkon të zhdukë PD, por në do I qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë. Jemi të pamposhtur. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH