Politikë

"Bën pazare me Ramën"/ Basha i përgjigjet "flakë për flakë" Metës: Nuk impresionohem nga ata që kanë marrë malet për t'iu fshehur drejtësisë

Shkruar nga Liberale

"Bën pazare me Ramën"/ Basha i përgjigjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili në një konferenë për mediet, u shpreh se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, ndërsa ironizoi kreun e PD-së duke thënë se “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.

Kryedemokrati Basha, duke ju referuar Metës, thotë se nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që "kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurtë: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga."

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar.

Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.

Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.

Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH